“Nuk kam qëndruar me të, por e dua shumë”, Grida Duma reagon për dhunën ndaj gazetares: Anila Hoxha duhet ruajtur si aset nga policia

13/11/2021 17:38

Deputetja e PD, Grida Duma ka dalë në mbrojtje të gazetares Anila Hoxha dhe grupit të xhirimit, të cilët u dhunuan nga një efektiv policie teksa raportonte për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha nga Qafë Molla në Dajt.

Ndonëse nuk ka qëndruar me të, në intervistën për “Goca dhe Gra”, Duma tha se gazetaren e do shumë sepse në shumë raste ka një database që në shumë raste policia nuk e ka. Ndër të tjera thkesoi se duhet ruajtur si aset nga policia dhe e dënoi sjelljen e efektivit duke thënë se nuk konceptohet dot  të mos kesh respekt për një njeri të tillë, ciladoqoftë gjendja psikologjike.

“Me Anilën nuk kam qëndruar. Është nga të paktat gazetare që nuk kam mundur të qëndroj. Po e them rehat fare, e dua shumë. Nëse ka një gazetare që ka bërë punë jo vetëm për viktimat por edhe për të rregulluar punën e policisë, është Anila, pa asnjë diskutim. Dhe që ajo ka një database që policia në shumë raste nuk e ka sepse për të fshehur problemet e brendshme që kanë me njëri-tjetrin, kanë një njeri arkivë aty që di kronologjinë e ngjarjes së dhunshme, di se çfarë ndodh.

Ajo duhet ruajtur si aset nga policia, duhet marrë në telefon dhe duhet pyetur nga policia si këshilltare e jashtme për aq sa e ka diapazonin e njohjes së kësaj situate. Të arrish të mos kesh respekt për një njeri, cilado qoftë gjendja jote psikologjike, i lodhur, i palodhur, i cili është aset, nuk konceptohet dot. Unë kam një bindje që ne në shoqërinë tonë duhet të bëjmë një diagnozë të patologjive në terren”, tha Duma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA