“Mos zgjidhni zhdukjen”, qeveria e Kosovës “jep kushtrimin”

13/11/2021 16:10

Me një mënyrë mjaft të veçantë i shënoi qeveria e Kosovës fazat e fundit të konferencës ndërkombëtare që promovoi veprimet globale për klimën.

Imazhi i një dinozauri u projektua në godinën e saj, me mesazhin “Mos zgjidh zhdukjen”.

Nisma u realizua nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë së bashku me Zyrën e Kryeministrit.

Mesazhi i këtij dinozauri për ne është se duhet ta ndryshojmë kursin e zhvillimit tonë. Ai u zhduk 66 milionë vjet më parë për shkak të një asteroidi, po ne çfarë justifikimi kemi”.

Qëllimi i fushatës globale njëvjeçare është të rrisë ndërgjegjësimin mbi nevojën urgjente për t’u larguar nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile dhe për t`iu drejtuar një energjie më të pastër.

Dinozauri Frenkie është një personazh qendror i saj: ai thotë se ne duhet të veprojmë tani – përpara se kërcënimi i zhdukjes së njerëzimit të bëhet realitet.

Sipas të dhënave të OKB-së, Toka po shkon drejt ngrohjes me rreth 2.7 gradë, ndaj vendeve të industrializuara iu bë thirrje që dyfishojnë ndihmat për shtetet më të varfra në mënyrë që ato të përshtasin masat për mbrojtjen e klimës.

Meqenëse kërkesa është për dyfishimin e ndihmave deri në vitin 2025, ky apel nuk është më “një premtim bosh” deklaroi Oxfam, një shoqatë ndërkombëtare e organizatave të ndryshme të ndihmës për zhvillim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA