Një 33-vjeçar është proceduar penalisht për prerjen e paligjshme të pyjeve. Policia njofton se në fshatin Bushkash është konstatuar duke transportuar me një automjet furgon 5m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe pa dokumentacion përkatës.
“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin K. R., 33 vjeç, banues në Mat, pasi në fshatin Bushkash është konstatuar duke transportuar me një automjet furgon 5m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe pa dokumentacion përkatës”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.
Top Channel