
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar zhvilloi një vizitë në shkollën ku mësohet gjuha shqipe për fëmijët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla i ka shprehur mirënjohjen shoqatës “Ardhmëria” për këtë organizim perfekt, ku çdo të shtunë fëmijët marrin mësimin e gjuhës amë të prindërve dhe gjyshërve.
Postimi i plotë:
Londër📍Në shkollën ku mësohet gjuha shqipe👐🏼🇦🇱 për fëmijët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Mirënjohje shoqatës “Ardhmëria” për këtë organizim perfekt, ku çdo të shtunë fëmijët marrin mësimin e gjuhës amë të prindërve dhe gjyshërve. Një falenderim të veçantë për mësueset, por edhe për Agjensinë Kombëtare të Diasporës, e cila ju vendos në dizpozicion librat falas për të gjitha klasat.
Top Channel