Buxheti për arsimin/ Rama: Për herë të parë kemi përcaktuar një buxhet specifik për krijimin e laboratorëve mësimor

13/11/2021 11:32

Krijimi i laboratorëve mësimor në shkollat e vendit është një nga prioritetet specifike që është vendosur në buxhetin për arsimin nga qeveria shqiptare.

Në fjalën e tij për buxhetin në arsim, kryeministri Edi Rama tha se vendi nuk e ka ende mundësinë për të pasur laboratorë atraktivë, pasi investimi në logjistikë dhe burime njerëzore nuk është në nivelin që kërkohet. Ai mori shembullin e laboratorëve të informatikës në shkollat e vendit, ku mungesa e mësuesve të specializuar në fushën e informatikës është një nga fenomenet më të zakonshme. Rama tha se mësues fizike, matematike apo edhe kimie japin lëndën e informatikës në shumë shkolla të vendit, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, ky nuk është niveli që kërkohet.

Po të shohim në letër dhe të masim në letër metrat katrorë të ndërtesave të reja të ndërtuara, hapësira për laboratorët ne i kemi, por nëse futemi në laboratorë janë shumë të pakët laboratorët e shkollave që janë atraktivë, që janë stimulues për vetë mësuesit njëherë”, tha kryeministri.

Ai tha se për këtë arsye është vendosur për herë të parë një buxhet specifik, i cili pritet të rritet vit pas viti, që laboratorët e shkollave jo vetëm që të jenë të pajisur me ato element që përcakton programi, por të jenë edhe atraktiv për nxënësit.

Për këtë arsye është vendosur për herë të parë një buxhet specifik, të cilin do ta rrisim, vit pas viti, që laboratorët e shkollave jo vetëm që të jenë të pajisur me ato element që përcakton programi, por edhe të jenë atraktivë që t’i tërheqin nxënësit për të shkuar. Ana tjetër e medaljes që është edhe më sfiduese është ajo çfarë ka të bëjë me laboratorët e informatikës, është problem me burimet njerëzore, ne kemi një gamë mësuesish që zhvillojnë mësimin në laboratorët e informatikës të cilët nuk janë të specializuar për informatikë. Kjo nuk është ajo që ne duam kur flasim për cilësi të mësimdhënies dhe ana tjetër është logjistika e këtyre laboratorëve, të cilët flasin për karakteristika në inventarë por që s’flasin për cilësi”, deklaroi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA