Policia e Beratit ka proceduar penalisht një 39-vjeçar, i cili është kapur duke hedhur mbeturina inertesh dhe blloqe betoni në vendin e quajtur “Gryka e Pritës”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në kuadër të planit për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të territorit, proceduan penalisht shtetasin F.K., 39 vjeç, banues në Berat.
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasi F.K në vendin e quajtur “Gryka e pritës” në lagjen “Jani Vruho”, Berat, duke hedhur mberurina inertesh dhe blloqe betoni”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.
Ndërkoëhë drejtoria e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, dëmtim të zonave të mbrojtura, ndotje të ajrit apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.
DVP Berat fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.
Top Channel