Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ka marrë leje për t’u martuar me partneren e tij, Stella Moris në burgun ku ai po mbahet në Londër.

Assange është mbajtur në burgun Belmarsh në Londër që prej vitit 2019, pasi SHBA-ja ndërmori veprime ligjore për ekstradimin e tij. Çifti, i cili u njoh kur Assange jetonte në ambasadën e Ekuadorit në Londër në një përpjekje për t’iu  shmangur ekstradimit, kanë dy fëmijë.
Moris tha për mediat e huaja se ishte e lehtësuar që arsyeja mbizotëroi duke shpresuar se nuk do të kishte më ndërhyrje në martesën e tyre. Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve deklaroi se, “aplikimi i  Assange u mor në konsideratë, u shqyrtua dhe u përpunua në mënyrën e zakonshme nga guvernatori i burgut, si për çdo të burgosur tjetër”.
Assange, një shtetas australian, u arrestua nga policia pasi kaloi pesë vjet në ambasadën e Ekuadorit, ku kishte kërkuar azil politik ndërsa luftonte për të shmangur ekstradimin në Suedi, i akuzuar për ngacmime seksuale, nga frika se do të dërgohej në SHBA për t’u marrë në pyetje lidhur me aktivitetet e WikiLeaks.
Ai u dënua me 12 muaj burg për mosparaqitje në gjykatë duke u mbajtur në burgun e Belmarsh, ndërkohë që një çështje e gjatë ligjore u ngrit nga SHBA-ja.
Në janar, një gjykatës refuzoi kërkesën e SHBA-së për të ekstraduar Assange, por u bë një ankim, rezultati i të cilit është ende në pritje. Asnjë datë nuk është caktuar për dasmën deri tani.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA