E padëgjuar më parë, PSG gati t’i ofrojë një kontratë të përjetshme Luis Enriques, në krye të pankinës së tyre
Anglia tregoi që vjen nga një tjetër kategori dhe diferenca në fushë mes dy skuadrave është e madhe.
Britanikët e nisën lojën me një presion të jashtëzakonshëm duke i detyruar kuqezinjtë të mbyllen në mesfushën e tyre.
Në 45 minuta anglezët shënuar plot 5 herë duke bërë të qartë që parësor ishte objektivi i tyre dhe njëkohësisht që një skuadër si e jona edhe me ato mungesa, nuk mund të luaj hapur përballë një ekipi me aq shumë kualitet.
Ishte kapitetin Herry Kane që shënoi tre herë në portën e mbrojtur nga Strakosha këtë herë ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Maguaier dhe Henderson.
Në pjesën e parë skuadra jonë nuk pati mundësinë të tregohej qoftë dhe një herë e rrezikshme.
Në pjesën e dytë anglezët më shumë administruan rezultatin duke mos qenë më në të njëjtin nivel agresiviteti kjo e diktuar edhe nga shifrat e 45 minutave të para.
Kuqeznjtë të çoroditur nga rezultati i thellë tentuan deri në fund për të shënuar të paktën një herë në portën kundërshtare por ishte e pamundur.
Tashmë gjithçka sa i përket ëndrrës së botërorit përfundon këtu, duke shpresuar për objektivin parësor të këtyre eliminatoreve që ishte vendi tretë, i cili mbetet në rrezik duke qenë se fitorja 4-0 e Hungarisë me San Marinon e afron atë një pikë pas kuqezinjve
.
Ndeshja e fundit e Shqipërisë është ajo e 15 nëntorit në “Air Albania” ndaj Andorrës ndërsa Hungaria do të ushtojë në Varshavë ku e pret Polonia.
Top Channel