Tragjike në kufirin bjellorus, emigrantja humb foshnjën e palindur

12/11/2021 16:25

Një emigrante irakiane ka humbur fëmijën e saj të palindur në Bjellorusi afër kufirit me Poloninë.

Shefi i departamentit kryesor për organizimin e kujdesit mjekësor në Ministrinë e Shëndetësisë, Aleksey Shcherbinsky, u tha gazetarëve të enjten se një grua shtatzënë irakiane nga një kamp refugjatësh u dërgua në një spital në rajonin Grodno të Bjellorusisë.

“Fatkeqësisht, me gjithë veprimet e ndërmarra, specialistët nuk arritën ta shpëtonin foshnjën: u diagnostikua vdekja e fetusit. Vetë gruaja është në gjendje të qëndrueshme dhe po merr të gjithë ndihmën e nevojshme”, tha Shcherbinsky, sipas CNN.

Gjatë 24 orëve të fundit 18 persona nga kampi iu drejtuan spitaleve për ndihmë mjekësore.

Pacientët ishin të moshës nga 10 deri në 70 vjeç, tha Shcherbinsky dhe shtoi se “rreth 20 ekipe të ambulancës janë dërguar tashmë atje.

 

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA