Foto ilustruese

Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje në zonën e Kombinatit, pasi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

“Rreth orës 21:40, në rrugën “Konferenca e Pezës”, mjeti me drejtues shtetasin A. M.,18 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën“, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA