‘S’pranove të flisje kundër Suel Çelës’, Bardhi i përgjigjet Elona Gurit: LSI u fsheh, nuk bënë asnjë ditë fushatë në Elbasan

12/11/2021 14:22

Pasi sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tregoi dje në emisionin Open se PD i ofroi 15 mandate të sigurta LSI-së, por kjo e fundit tha se 34 i siguronin të vetëm, kanë nisur akuzat mes palëve.

“Gjatë zgjedhjeve ka pasur një mungesë totale vullneti nga LSI për të bashkëpunuar me ne, debati i famshëm për të hyrë në listë të veçantë apo bashkë. PD i ka ofruar15 mandate, qëndrimi ishte që sipas sondazheve do fitonin 34 mandate në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kam pasur një bisedë në zyrën e kryetarit të partisë. Na thanë do i fitojmë vetë dhe nuk do hyjmë bashkë në lista. Dy muaj pasi isha caktuar drejtues politik i qarkut të Elbasanit konkludova se LSI nuk merrte asnjë mandat në Elbasan”, tha Bardhi dje në Open.

Por në mesnatë anëtarja e LSI Elona Guri, nuk e vonoi përgjigjen, duke i thënë: Mos I jep gojes sic i jep b….. o Gaz! Ki kujdes kur flet per gjera qe nuk i di se ty nuk te qaste njeri ne zyre.

Monika Kryemadhi te ka ballafaquar me Lulzim Bashen edhe keshilltarin izraelit dhe Petrit Vasilin në zyren e Bashes se si ti kishe bere marreveshjen 8 mandate t’i mbante PS ne Elbasan dhe ti doje mandatet e LSI dhe ti kishe dale garant bandave se do ishe minister I brendshem . Ju edhe I regjistroni bisedat e ke aty regjistrimin dhe se si ti nuk pranove te beje konference shtypi kunder Suel Çeles.
Ti beson se keshilltari izraelit nuk kuptonte shqip se çfare u tha aty?

Kësaj deklaratë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi iu përgjigj sot në deklaratën për mediat, duke thënë se LSI nuk bëri asnjë ditë fushatë në Elbasan.

“Nuk është mbledhur sepse nuk ka patur dakordësi nga kryetarja e LSI për të patur mundësi që t’i propozohej kryesisë së partisë një listë të përbashkët. Qëndrimi i tyre ka qenë të dilnin me dy lista të veçanta për të maksimalizuar votën. I kujtoni deklaratat e kryemadhit që me ndryshime e njëanshme të Kushtetus dhe Kodit Zgjedhor përfitonte LSI sepse do arrinte të merrte duke thënë se do merrte më shumë se 40 mandate.

Nuk e njoh zonjën. Unë kam dhënë me dhjetëra konferenca për shty,p ata që u fshehën dhe nuk erdhën një ditë në qarkun e Elbasanit janë arsyeja e vetme pse LSI nuk mundi të merrte dot asnjë mandat në qarkun e Elbasanit. LSI nuk ka zhvilluar fushatë në qarkun e Elbasanit. Deklarata e kryetares së LSI ishte pa kuptim, unë bëra një deklaratë të një fakti të njohur publik që PD ka patur vullnetin për t’u futur në zgjedhje me një listë të vetme. Kjo deklaratë ka përbërë një shqetësim ndaj zyrtarëve të LSI, nuk e kuptoj arsyen se ky është fakt publik”, tha Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA