Skemë mashtrimi me TVSH-në, Gjykata vendos arrest me burg për dy nga të arrestuarit dhe zbut masën e sigurisë për të tjerët

12/11/2021 13:17

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka lënë në burg shtetasit Regan Merdani dhe Ali Agolli, ndërsa ka zbutur masën e sigurisë për tre persona të tjerë. Ata u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, me akuzën e mashtrimit me skemën e TVSH-së dhe ribursim nga shteti me fatura fiktive.

Gjykata ka liruar nga burgu shtetasin Enis Xhaferri, ndërsa ka kërkuar nxjerrjen nga qelia me masë “arrest shtëpie” për shtetasit Roland Avdo dhe Ben Caka.

Nga aktiviteti kriminal i skemave mashtruese me TVSH-në, shtetasit e sipërpërmendur, nëpërmjet subjekteve fiktive, kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore shuma të mëdha, duke shkaktuar një dëm ekonomik, i cili përllogaritet në vlerën rreth 6 milionë Euro.

Shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet subjekteve private fiktive me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale “Krijimi i Skemave Mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” ,e kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a-25 i K.Penal.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA