Mali i Zi po përballet me përkeqësim të situatës epidemiologjike të koronavirusit.
Sipas ministres së Shëndetësisë, Jelena Boroviniq-Bojoviq, ndalohet organizimi i festimeve të Vitit të Ri në ambient të hapur, si koncerte dhe tubime masive duke nisur nga 15 nëntori.
“Situata epidemiologjike nuk lejon tubime të tilla. Ju e dini që situata mund të ndryshojë, por nuk besoj se mund të ndryshojë në një kohë kaq të shkurtër që të lejohen tubime në sheshe”, tha Boroviniq-Bojoviq.
Prandaj, do të ndalohet organizimi i festimeve të Vitit të Ri në mjedise të hapura, si koncerte, tubime masive.
“Ndalohet organizimi i dasmave në hapësira të hapura dhe të mbyllura. Puna e klubeve të natës është e ndaluar, puna e objekteve të hotelierisë është e kufizuar deri në mesnatë”, tha Boroviniq-Bojoviq.
Kujotjmë se Mali i Zi deri më tani ka pasur 151 mijë raste me virus dhe 2185 persona kanë ndërruar jetë.
Top Channel