Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk bie; ekzekutivi në shtetin fqinj do të vazhdojë punën pasi opozita nuk i siguroi dot votat e nevojshme për mocionin e mosbesimit.
Pak para mesnatës së ditës së enjte, kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi, e mbylli seancën duke konstatuar se në mungesë të deputetëve të opozitës që paraqitën nismën, si mosarritjes së kuorimit të nevojshëm, Kuvendi nuk e votoi nismën e saj.
Partitë opozitare maqedonase dhe shqiptare u larguan nga parlamenti pa i mbledhur dot 61 votat që i duheshin për të përmbysur qeverinë e Zoran Zaev. Gjatë ditës kishte pasur disa përpjekje për nisjen e seancës por ajo ishte ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut numëron 120 deputetë dhe për t’u mbajtur seanca nevojitet prania në sallë e 61 deputetëve, aq sa nevojiten edhe për mocionin e mosbesimit të qeverisë.
VMRO DPMNE-ja dhe partitë shqiptare në opozitë e akuzuan pushtetin për atë që e quajtën “rrëmbim të Kastriot Rexhepit, deputetit të Lëvizjes Besa”, tërheqja e të cilit bëri që opozita të mos i siguronte dot 61 vota të deputetëve për mbajtjen e seancës, e cila ndërkohë ishte bojkotuar nga partitë në pushtet.
Mediat në Kosovë e përshkruan këtë si një ”dështim të planit rus në Maqedoni”, kryetari i VMRO-DMPNe nxorri një foto në rrjetet sociale nga spitali duke e shfrytëzuar këtë ngjarje për të bërë shaka, pasi tha se kishte qenë një ditë dinamike, plot me shantazhe e krime.
Top Channel