Rusia mund të jetë duke përgatitur në fshehtësi planin për pushtimin e Ukrainës, paralajmërojnë Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët amerikanë kanë kontaktuar menjëherë me aleatët evropianë pas raporteve se dhjetëra mijëra trupa ruse janë vendosur në afërsi të kufirit dhe tensionet po rriten.
Ata u thanë homologëve të tyre transatlantikë të bëjnë gati njësitë elitë, e thuhet madje se disa prej tyre janë vendosur fshehurazi gjatë natës.
Operacionet e përfolura ushtarake vijnë mes tensioneve mbi emigrantët dhe furnizimit me energji, thonë mediat britanike.
Sipas tyre në qeverinë e Boris Johnsonit ka shqetësime për inteligjencën dhe ankth mes zyrtarëve.
Të dhënat e shërbimeve të fshehta amerikane bazohen në detaje që ende nuk i janë zbuluar të gjitha homologëve europianë, thanë burime të shumta për Bloomberg.
Frika e një pushtimi i bën jehonë ngjarjeve të vitit 2014, kur Rusia aneksoi me forcë Krimenë nga Ukraina.
Muajin e kaluar, Moska organizoi në Krime stërvitje masive që simulonin një pushtim, në të cilat morën pjesë më shumë se 40 luftanije e 30 avionë bombardues në një show masiv force.
Top Channel