Republika Çeke do të testojë sërish nxënësit për COVID-19

12/11/2021 18:05

Nga 22 nëntori, Republika Çeke do të testojë të gjithë nxënësit për të kuptuar nëse janë të infektuar me koronavirus, teksa rritet shkalla e infektimit në këtë shtet.

Kjo iniciativë, me teste të shpejta, do të realizohet deri më 29 nëntor, ka thënë ministri në detyrë për Shkolla, Robert Plaga, duke shtuar se arsyeja e këtij vendimi është që të vazhdojë mësimi në ambiente shkollore.

Ky është raundi i dytë i testimeve masive për fëmijët në Çeki, pas kryejes së një fushate të ngjashme në fillim të muajit shtator.

Atë periudhë ishin idenitifikuar 438 raste pozitive.

Republika Çeke ka rreth 1.4 milion nxënës, disa prej të cilëve janë të vaksinuar.

Fëmijët mbi moshën 12-vjeçare mund të imunizohen kundër koronavirusit në këtë shtet.

Shkalla e infektimit është rritur në Çeki.

Sipas të dhënave aktuale, 614 raste të reja janë konfirmuar për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit.

Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare, Qeveria e kryeministrit Andrej Babish është duke kryer funksionet vetëm deri në formim të qeverisë së re.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Adam Vojtech, planifikon të kthejë masat kufizuese për ta ndalur përhapjen e virusit, mirëpo fillimisht dëshiron që strategjinë ta diskutojë me pesë partitë që pritet ta formojnë koalicionin e ri qeveritar.

Sipas raportimeve në media, në mesin e kufizimeve është që t’iu ndalohet hyrja nëpër restorante personave të pavaksinuar./REL/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA