Edi Paloka hapi për gazetarët derën e kasafortës ku ruan formularët për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.
Kryetari i Këshillit pranoi se as ai nuk i njeh firmëtarët, por verifikimi i tyre do të ndodhë me 11 dhjetor përmes një komisioni për verifikimin e mandateve.
Por për sekretarin e përgjithshëm të PD-se kjo nuk është mënyra për thirrjen e Kuvendit. Gazment Bardhi shpjegoj përmes fjalëve te Flamur Nokës procedurën qeë duhet ndjekur.
Grupi nismëtar ka shmangur depozitimin e firmave ne protokollin e partisë. Edi Paloka sqaroi arsyet se pse është kthyer pri tri ditësh ne gardianin e 4200 formularëve.
Numri dy i Partisë Demokratike i kërkoi nismëtareve të depozitojnë sipas procedurës statutore firmat nëprotokoll në te kundërt për lidershipin e partisë më 11 dhjetor vetëm kuvend nuk do të ketë.
Top Channel