Pas mbylljes së protestës së fermerëve të Lushnjës, që zgjati pak më shumë se një orë, në rreth-rrotullimin e Plugut, policia ka nisur shoqërimet.

Sikurse Top Channel transmetoi fermerët kërkonin ndryshimin  e paketës fiskalë për vitin 2022 për bujqësinë dhe gjatë protestës nuk kanë munguar edhe përleshjet me forcat e policisë.

Në një moment fermerët të revoltuar kanë bllokuar edhe rreth-rrotullimin duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve drejt jugut, apo anasjelltas.

Kështu në komisariatin e Lushnjës janë shoqëruar disa persona, por nuk dihet ende numri i saktë i tyre. Sikurse shihet edhe nga pamjet një grup tjetër protestuesish janë mbledhur para Komisariatit dhe kërkojnë lirimin e shokëve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA