Një 29-vjeçar arrestohet për armëmbatje pa leje në Vlorë
12/11/2021 12:09
Një 29-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje.
Gjatë një kontrolli në ambientet e një lokali në lagjen “Hajro Çakerri”, efektivët e policisë arritën të zbulonin dhe sekuestronin në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, tip pistoletë me fishekë.
Policia arrestoi më pas 29-vjeçarin për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel