Kombëtarja shqiptare ka pasur sot një vizitë speciale para ndeshjes me Anglinë. Djaloshi shqiptar Danilo Shkodra, një nga tifozët më të veçantë të Kombëtares, është takuar sot me lojtarët kuqezi në hotelin ku është akomoduar skuadra në Londër në prag të ndeshjes së Wembley-t ndaj Anglisë.
Ai jeton në Londër dhe është një tifoz i zjarrtë i kuqezinjve.
Etrit Berisha e ka falënderuar Danilon për këtë vizitë dhe për mbështetjen që ai i jep nga larg përfaqësueses shqiptare. Me këtë rast lojtarët i kanë dhuruar edhe një fanellë të Kombëtares tifozit special. Edhe djaloshi i falënderoi shumë lojtarët dhe u shpreh i emocionuar për këtë surprizë të bukur.
Ndërkaq, grupin e kuqezinjve e ka takuar edhe boksieri Florian Marku, i cili jeton në Londër dhe nuk mund të humbiste përshëndetjen me lojtarët.
Këta të fundit, tashmë edhe pas këtyre mysafirëve specialë mund të kenë edhe një motivim ekstra kur të përballen me Anglinë në Wembley.
Top Channel