Mediat greke i përshkruan si kërcënime të reja të Rexhep Tajip Erdogan ndaj Athinës deklaratat e presidenti turk se vendi ynë fqinj do të vuajë shumë nëse Turqia hap kufijtë e saj.
“Është mosmirënjohje e madhe nga ana e Greqisë të dalë me pretendimin se Turqia është zanafilla e problemit me emigrantët, në një kohë kur vendi ynë po strehon 5 milionë të tillë. Nëse ne hapim kufijtë për këtë “ushtri”, nuk e di se çfarë pasojash do të vuajë vërtet Greqia e çfarë do të bëjë në atë rast”, u shpreh ai, duke shtuar se grekët “po i dënojnë me vdekje refugjatët, duke shpuar gomonet e tyre”.
Erdogan fshikulloi ashpër dhe kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe bashkëpunëtorët e tij, duke thënë se “po gënjejnë për emigracionin dhe po tregohen të pandershëm, e kjo është arsyeja përse ata nuk ngjallin sipas tij, besim tek rajoni.
Më herët, shefi i ekzekutivit grek pati një përplasje të ashpër verbale me një gazetare holandeze gjatë një konference shtypi në Athinë, ku u diskutuan politikat e emigrimit dhe kushtet në kampet e refugjatëve në ishullin grek Samos.
Gazetarja akuzoi se Greqia po gënjen për kushtet e emigrantëve që strehon dhe për atë që po ndodh me klandestinët e mbërritur në këtë vend, kryesisht nga Turqia.
Top Channel