Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 469 raste të tjera me koronavirus dhe 13 viktima.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 208.467, ndërsa numri i viktimave në 7.307.

Vendi po ashtu ka regjistruar 375 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit COVID-19, duke e çuar në 192.745 numrin e përgjithshëm të tyre.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 8.415 raste aktive me COVID-19.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.421.951 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.296 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Top Channel