Për plagosjen e mjekut okulist të njohur grek, Jorgos Neos, ka dhënë dëshmi edhe vajza e çiftit. 13-vjeçarja që është edhe dëshmitarja okulare, e cila u bë edhe shkak i ngjarjes së rëndë, në praninë e psikologes ka treguar se nëna e saj ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 4 herë të atin në bark.

Mjeku 68-vjeçar u qëllua pasditen e djeshme nga ish e dashura e tij shqiptarja 49-vjeçare, Kodiana Çelo. Mjeku mbetet në gjendje kritike për jetën, por mjekët po bëjnë gjithçka për ta mbajtur në jetë.

Mjeku jorgos neos i kishte marrë kujdestarinë e vajzës Klodiana Çelos me të cilën 13 vjet më parë kishte rënë në dashuri fryt i së cilës është dhe vajza që pas ndarjes u kthye në mollë sherri deri në aktin ekstrem.

Mediat greke shkruajnë se mjeku e kishte njohur fëmijën që lindi në lidhjen jashtëmartesore. por marrja e kujdestarisë së fundi dhe fakti që vajza jetonte me babain dhe bashkëshorten e tij e ka shtyrë Çelon të marrë armën dhe ta qëllojë duke e plagosur.

autorja u arrestua për tentativën e vrasjes së 68 vjeçarit me të cilin ka qenë e përfshirë në një kalvar të gjatë gjyqesh pasi ai e ka akuzuar për sëmundje mendore dhe disa ditë e kanë mbyllur në një institucion psikiatri për t i marrë vajzën. nga kontrollet mjekësore doli se nuk vuante nga asnjë sëmundje dhe se kjo ishte një tentative për ta larguar nga vajza. tani Klodiana Çelo rrezikon 17 vjet burg

Për 49 vjeçaren shqiptare ka folur edhe ish-partneri i saj: “Klaudia është shtruar në spital në mënyrë të pavullnetshme të paktën dy herë. Unë isha partneri i saj dhe një burrë që i qëndrova shumë pranë gjatë periudhës së trajtimit, ndërkohë që mjeku grek kishte kërkuar kujdestarinë e fëmijës. Që atëherë gjendja e saj mendore ka qenë e rënduar. Madje ajo është kthyer kundër meje me dhunë dhe po të njëjtën gjë ka bërë edhe me njerëz të tjerë. Ajo hodhi në gjyq gjithë botën, policinë, babain, nënën e saj, mua, motrën e saj, të gjithë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA