Në Open në Top Channel, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se PD i ka ofruar 15 mandatë LSI-së për të dalë në një listë të vetme, në mënyrë që të maksimalizonin votën. Sipas Bardhit kjo nuk është pranuar nga LSI e cila pretendonte se do merrte 34 mandate e vetme.
Deklarata të Bardhit u është përgjigjur edhe Elona Guri. Guri me anë të një postimi në Facebook hedh akuza ndaj Bardhit.
“Ki kujdes kur flet për gjëra që nuk i di se ty nuk të qaste njeri në zyrë”- shkruan Guri në Facebook.
Postimi i plotë i Gurit:
Mos I jep gojes sic i jep b….. o Gaz! Ki kujdes kur flet per gjera qe nuk i di se ty nuk te qaste njeri ne zyre.
Monika Kryemadhi te ka ballafaquar me Lulzim Bashen edhe keshilltarin izraelit dhe Petrit Vasilin në zyren e Bashes se si ti kishe bere marreveshjen 8 mandate t’i mbante PS ne Elbasan dhe ti doje mandatet e LSI dhe ti kishe dale garant bandave se do ishe minister I brendshem . Ju edhe I regjistroni bisedat e ke aty regjistrimin dhe se si ti nuk pranove te beje konference shtypi kunder Suel Çeles.
Ti beson se keshilltari izraelit nuk kuptonte shqip se çfare u tha aty?
Top Channel