Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se të premten, më 12 nëntor, janë regjistruar 16 raste me koronavirus, pas testimit të 1.351 mostrave.

Në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 12 nëntor, 17 persona janë shëruar derisa 427 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.980 persona kanë vdekur.

Ministria e Shëndetësisë ka nisur procesin e imunizimit kundër koronavirusit në mars të këtij viti.

Deri më 12 nëntor, 747.723 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 844.163 persona kanë marrë dozën e parë.

Top Channel