Evi Kokalari, prezente në foltoren e sotme të Sali Berishës tha se në 11 dhjetor është e sigurt se kreu i PD Lulzim Basha do të largohet nga posti.

Kokalari tha se i kishte rënë në sy dhe fakti që një seancë parlamentare Basha akuzoi me emra disa biznesmenë në Shqipëri.

Ajo tha se pasi kishte pyetur , mësoi se Basha e bën këtë gjë për të gjobitur bizneset, madje siç tha ajo, Basha i ka marrë dy vila në këtë mënyrë.

“Lufta është me 5 veta që kanë marrë peng ndërtesën, vulën dhe logon, por që në 11 dhjetor do largohen. Basha do iki më 11 dhjetor, ça do ai t’ja çojmë listën te krevati ne. Më ka rënë në sy që foli me emra për ca biznesmen, dhe më thanë se ai e bën këtë se kërkon gjoba, pra ai u kërkon lekë këtyre bizneseve, pra është ky korrupsion, ai ka marrë dy vila kështu, dhe kjo është mafioze zoti Berisha, dhe kjo duhet dënuar”, tha Kokalari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA