“Jepini fund talljes me demokratët”/ Gazment Bardhi:Kryetari dhe kryesia mbledhin Kuvendin 

12/11/2021 13:58

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat publikoi deklaratën e deputetit Flamur Noka për rregullat që duhen ndjekur për mbledhjen e Kuvendit.

Në datën 29 Tetor, zoti Noka deklaroi se “firmat do të depozitohen në protokoll dhe më pas i takon kryetarit dhe Kryesisë të mbledhin Kuvendin.”, tha Bardhi.

“Shpreh shqetësimin e thellë për vijimin e talljes me demokratët dhe shqiptarët. Jeni bërë pa dëshirën tuaj dëshmitarë të procesit të talljes dhe fyerjes së çdo anëtari të PD.

Dua të përsëris apelin tim drejtuar kujtdo që gjykon se duhet të mblidhet Kuvendi Kombëtar dhe pretendon se ka arritur të sigurojë kuorumin për nisjen e procedurave për mbledhjen e Kuvendit, të ndjekë procedurat sipas Statutit. Sot nuk janë fyer vetëm anëtarët, por edhe ajo pakicë që ka besuar në lëvizjen e zotit Berisha.

Edhe sikur të jenë arritur 1/8 apo 1/10 siç janë të dhënat tona, ato nuk und të mbyllen në kasafortë. Edhe zëri i kësaj pakicë duhet të dëgjohet nga institucionet e Partisë. Nxirrni firmat nga kasaforta, mos bëni show me gazetarët që nuk janë në gjendje të verifikojnë vetë që nuk janë delegatë, por nuk verifikojnë dot janë apo jo anëtarë apo në territorin e Shqipërisë.

Ftesa ime është të respektoni Statutin. Kërkesa duhet të dorëzohet në protokollin e PD, institucionet të shqyrtojnë kërkesën dhe zëri i demokratëve të dëgjohet, qoftë ky edhe pakica e pakicës.

Ju lutem depozitoni kërkesën në protokollin e PD, jepni mundësinë institucioneve të PD që të mbledhin Kuvendin, anëtarët e PD janë njerëz të lirë që kanë mendimin e tyre.

Në Pd nuk ka palë, ka vetëm një qëllim, Pd është një , është pronë e demokratëve, cilido që për një hall personal synon ta pëçcajë dhe të krijojë palë, nuk i bën shërbim PD. Në momentin që flasim nuk ka kërkesë për të mbledhur Kuvendin. Kasafortë mund të ketë kushdo, por partia nuk është bunker dhe as kasafortë , nëse dikush do veprojë si celulë ilegale mund ta bëjë por jo në emër të PD”, tha Bardhi.

Top Channel