Ishte në arrest shtëpie për mashtrim, 34-vjeçarja kapet duke vjedhur hekur nga gurorja

12/11/2021 14:21

Dy persona u vunë nën pranga ndërsa një tjetër u shpall në kërkim në Lezhë.

Këta tre shtetas, mes tyre një 33-vjeçare, e cila kishte shkelur dhe masën e arrestit në shtëpi janë konstatuar duke transportuar me fugon materiale të ndryshme të vjedhura nga ambientet e impiantit të inerteve të gurores në Velipojë.

Policia arrestoi shtetasit Gj. A., 34 vjeç dhe E. D.(K) 33 vjeçe, të dy banues në Shkodër, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin D. N., banues në Lezhë.

“Këta shtetas janë kapur në flagrancë në afërsi të ambienteve të Impiantit të Inerteve e Gurores në fshatin Mali Kolej, Velipojë, Shkodër, duke transportuar me një mjet fugonin, materiale të ndryshme hekuri të dyshuara të vjedhura pranë këtij impianti. 33-vjeçarja ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mashtrimi””, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA