Gjirokastër/ Noteri dhe avokati ndalohet të dalin jashtë shtetit, ja pse akuzohen. Arrestohet njerku 41-vjeçar që dhunoi të miturën

12/11/2021 10:05

Policia e Gjirokastrës ka ekzekutuar Urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për caktimin e masave të sigurimit “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” për një noter dhe një avokat.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se ata janë persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

“Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër u bë ekzekutimi i Urdhrit të Ekzekutimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për Ekzekutimin e Vendimit  të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për caktimin e masave të sigurimit “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për  shtetasit E. A., 35 vjeç, banues në Gjirokastër (me profesion noter) dhe A. Ll., 38 vjeç, banues në Tiranë(me profesion avokat), të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Gjithashtu ndaj këtyre shtetasve me vendimin e mësipërm të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është caktuar masa ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik””, njofton policia.

Po ashtu është arrestuar edhe një 41-bvjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj vazjës së mitur të bashkëjetueses së tij.

“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 41 vjeç, banues në lagjen Manalat, Gjirokastër, pasi në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së mitur të bashkëjetueses së tij”, bën me dije policia.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA