Fermerët bllokojnë rrugën/ Protestojnë kundër taksave, lajmërojnë se do rikthehen

12/11/2021 15:06

Fermerë, eksportues dhe prodhues janë mbledhur në Lushnjë për kundërshtuar ndryshimet e paketës së re fiskale për vitin 2022, Heqja e TVSH-së së rimbursueshme nga 6 në 0%, ka sjellë pakënaqësi tek fermerët.

Për këtë arsye ata disa ditë më parë kanë depozituar 6 kërkesa në kryeministri, ministri të financave dhe asaj të ekonomisë. Deri më tani asnjë kërkesë e fermerëve nuk është pranuar, ata kërkojnë subvencion të drejtpërdrejtë nga shëtit.

“Unë erdha nga Greqia kam marrë kredi për të ngritur sera paguaj 4 mln lekë këstin, dhe deri më tani nuk kam situr asgjë. Kërkojmë mbështetje na kanë kthyer në skllevër.

Duam subvencionim kam 3 tre jave që eksportuesit nuk tërheqin prodhimin, po falimentojmë.

E shikon këtë produkte ka 20 ditë në sera nëse nuk merren masa atëherë do të përfundoj në kanal. Iku dhe buka e fëmijëve tane”.

Protesta në fillim nisi qetësisht, por më pas fermerët u përplasën me policinë e shtetit.

-A nisi protesta si pasojë e ndryshimit të paketës fiskale?

“Unë nuk mar vesh nga paketa fiskale, por di që skam kokërr leku në xhep edhe pse punoj 16 orë”.

Fermerët pasi kërkuan të drejtat e duan, pastruan vendin ku protestuan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA