Emigrantët/ Anglia akuzon Francën: Në një ditë 1 mijë persona kalojnë detin me gomone

12/11/2021 15:33

Londra po akuzon presidentin francez Macron se ka dorëzuar sovranitetin territorial trafikanteve te qenieve njerëzore duke dështuar te pengoj kalimin e emigranteve ilegal qe vijnë nga Franca drejt Anglisë, ku dje shifra arriti numrin rekord te 1000 vetave ne dite, te cilët kane mbërritur ne brigjet jugore angleze me varka t vogla dhe gomone.

Qeveri britanike akuzon Francën se lejon qindra emigrante çdo dite ne udhëtimin e rrezikshëm drejt vdekjes, ndërkohe qe ndalojnë vetëm një numër të vogël anijesh te vogla e mbushura me emigrante illegal.

Tre emigrante mendohet se kane humbur jetën dje gjate kalimit te rrezikshme te kanalit te La Manshit një nga ngushticat me trafikun me te renduara ne bote.

Mbi 22300 veta e kane kaluar ketë vit kanalin detar mes Anglisë me Frances çka përben dyfishin e kalimeve ilegale ne vitin 2020.

Britania e Madhe ashpërsoj se fundmi edhe ligjin per emigracionin me dënime drakoniane i cili ende nuk është miratuar nga parlamenti britanik, per kalimet ilegale dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Deri me tani, taktikat dhe politikat britanike nuk po funksionojnë dhe marrëdhëniet mes Britanisë dhe Frances per ketë çështje, pavarësisht financimeve te herëpashershme britanike, dhëne autoriteteve franceze, duket se po përkeqësohen, kur dihet se Britania është tashme jashtë BE dhe Franca vetëm lehtëson barren e saj me emigrantet ne territorin e saj, te cilët përfundoje ne ishull, duke e përdorur këto taktika toleruese edhe si presion ndaj Londrës per çështje ende te hapur mes dy vendeve pas Brexit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA