“E ardhmja e Shqipërisë në BE”/ Xhaçka takim me Sekretarin e Shtetit Francez për Çështjet Evropiane

12/11/2021 20:13

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit Francez për Çështjet Evropiane, Clement Beaune.

Sipas ministres ishte një diskutim i hapur dhe i sinqertë për të ardhmen e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE  si dhe sfidat aktuale me të cilat po përballet vendi.

Xhaçka ka shprehur mirënjohje për mbështetjen franceze për rajonin ku bën pjesë edhe Shqipëria.

“Një takim shumë i mirë me Sekretarin e Shtetit Francez 🇫🇷 për Çështjet Evropiane, Clement Beaune. Diskutim i hapur dhe i sinqertë për të ardhmen e Shqipërisë 🇦🇱 dhe Ballkanit Perëndimor në BE 🇪🇺 si dhe sfidat me të cilat po përballemi. Mirënjohje për mbështetjen franceze për rajonin tonë. Mirëpresim të forcojmë më tej angazhim dhe bashkëpunim tonë në të ardhmen”, tha Xhaçka.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA