Balla takon studentët shqiptarë në Londër: ‘Ambasadorët’ e vërtetë të Shqipërisë në univeristetet më të mira të kryeqytetit anglez

12/11/2021 14:33

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ndodhet në Londër për të marrë pjesë në Konferencën mbi 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Balla para nisjes së konferencës është takuar me disa studentë shqiptarë të cilët studiojnë në Londër.

Në një video të publikuar në rrjetin social facebook Balla deklaron se studentët janë ‘ambasadorë’ të vërtetë të Shqipërisë në univeristetet më të mira të kryeqytetit anglez.

Studentët i kërkuan ambasadës shqiptare në Angli që t’i ftojë studentët në mjediset e ambasadës dhe të krijohet një network midis të gjithë profesiinistëve.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Londër📍Përpara fjalës time në Konferencën mbi 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar 🇦🇱🤝🇬🇧, shumë krenar të takoj katër “ambasadorë” të vërtetë të Shqipërisë në univeristetet më të mira të kryeqytetit anglez: Dorela Lazaj, Bledar Shehu Hekuran H. Budani, Aurora Baba

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA