Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Orikum.
“Më datë 12.11.2021, rreth orës 02:20, ka rënë zjarr në mjetin e parkuar, në pronësi të shtetasit N. H, ku ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes
Ndërkaq, Policia rrugore në Vlorë ka arrestua dy të rinj, pasi u konstatuan duke drejtuar mjetin njëri pa leje drejtimi e tjetri në gjendje të dehur.
“Në pranga u vunë shtetasit: M. J., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. A. H., 27 vjeç, banues në Delvinë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel