Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç pas bisedimeve me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar tha se Mali i Zi kishte mbështetje të madhe nga SHBA-ja.

Abazoviç tha se vizita e Escobarit në Mal të Zi, e cila përfundon sot, i kushtohet kryesisht luftës kundër korrupsionit.

“Ajo që pretendojmë është vërtetuar. Unë mendoj se është e qartë për të gjithë tani. Ka filluar”, ka shkruajtur Abazoviç në Twitter.

Në ditën e parë të vizitës, Escobar është takuar me presidentin Milo Gjukanoviç gjersa dje me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit, Zdravko Krivokapiq, gjegjësisht Aleks Beçiç, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Escobar gjatë ditëve të kaluara ka qëndruar edhe në Bosnje-Hercegovinë, ku ka takuar disa liderë shtetërorë gjersa ka refuzuar të takojë politikanin serb, Milorad Dodik.

 

Top Channel