Shqiptari ngacmon ambasadoren e Luksemburgut, arrestohet në vend!

11/11/2021 15:37

Ka ngacmuar ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, dhe për këtë, përfundoi i shoqëruar në polici.

Ngjarja ndodhi në Prishtinë. Gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, burri me inicialet E.H u soll në një mënyrë aspak të hijshme me ambasadoren Natacha Gomes, e cila e raportoi rastin menjëherë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë kaloi shumë shpejt në veprim. I dyshuari u ndalua për 48 orë për veprën penale “të ngacmimit” dhe po kryhen verifikime përpara se të ndërmerren veprime të mëtejshme proceduriale.

Personi vetë prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta