“Vendi juaj është mahnitës, duam të gjejmë mundësinë të investojmë”, Rama tregon bisedën me vajzën dhe dhëndrin e Trump gjatë një darke në Jug: Projekti do vazhdojë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka bërë thirrje demokratëve të interesuar për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, të përcjellin kërkesën sipas procedurës dhe më pas të zhvillohet.
Bardhi theksoi se nuk do ia lirojnë karrigen Qifes. Pak më herët ai denoncoi faktin se në ‘Foltoret’ e organizuara nga Sali Berisha, pjesë në mbledhjen e firmave ishte edhe shefi i shtabit elektoral të deputetit socialist Orlando Rakipit, në zgjedhjet e 25 prillit.
“Të sjellin kërkesën sipas procedurave dhe të mbledhim Kuvendin Kombëtar të PD-së. Kush janë çështjet që duhet të shqyrtohen sipas vlerësimit të secilit, por mund të ketë edhe kryesia e partisë çështje shtesë, se s’do bëjmë Kuvend çdo javë. Mund të ketë kryetari i partisë një tjetër dhe detyrimi është që rendi i ditës duhet të njoftohet një muaj para. S’ka nevojë as me lexu statutin se ka dy muaj që është kthyer statuti i PD tema më e rëndësishme në Shqipëri.
Rama qeveris me facebook, jo PD. Nuk marrin njoftim degët e partisë në FB, mund të marrin njoftim për të bërë foltore, miting, siç me gjasa do ndodhë në 11 dhjetor. Kuvend me Qifen, me njerëz të Qifes dhe me shefin e shtabit të Qifes në PD nuk ka për të pasur se nuk i lirojmë karrigen Qifes.
Jam i shqetësuar për talljen që i është bërë demokratëve. Unë nuk kam mbajtur asnjë pozicion deri dje. Nuk kam bërë asnjë deklaratë, nuk kam dhënë asnjë mendim dhe opinion timin. Edhe pse e di pse po bëhet kjo kam zgjedhur të jem i tërhequr vetëm për të respektuar vullnetin e demokratëve”, tha Bardhi.
Top Channel