Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, nga Elbasani u shpreh se reforma zgjedhore ka një standard të ndjekur nga të gjitha palët në opozitë apo qeveri.

“Komisioni i reformës zgjedhore ka një standard, do të thotë që ka një standard të ndjekur nga të gjitha palët, që janë rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe çështje të tjera që lidhen me amendimet e kodit zgjedhor. Ne jemi të gatshëm të ulemi për reformën zgjedhore për të adresuar çështjet e mbetura apo që mund të dalin”, tha Gjiknuri.

Deklaratat e Berishës, i cili një ditë më parë tha se do të bëhet sërish kryeministër, Gjiknuri i komentoi kështu: “Mesa di unë ata luftën e ka mes vetes. Edhe Basha kështu ka thënë. Por ne nuk përzihemi në punët e brendshme të PD se kë do kenë lider e dinë ata. Ndërsa për kryeministër të shohim pas 4 viteve”.

Top Channel