
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho u shpreh se paketa fiskale, e parashikuar në buxhetin e vitit 2022, i bie shtresave të varfra dhe suporton oligarkët.
Sa i përket akcizës, Spaho u shpreh se nuk duhet futet edhe te mallrat bazë, por vetëm te mallrat e luksit dhe pijet alkoolike.
“Paketa fiskale, e shikoj si pjesë e skenarit për të garantuar të ardhurat vitin e ardhshëm. Është paketa që i bie fukarenjve dhe i lë të livadhisin oligarkët. Ti taksosh qytetarët e thjeshtë në këtë periudhë duke i vendosur akcizë të gazi dhe të lësh gjithë atë listën e prioriteteve që kanë të bëjnë direkt me oligarkët, që ju ka dhënë FMN-ja, për mua është shumë e pandershme.
Doni të garantoni të ardhura, taksoni pijet akoolike, birrën. Po abuzoni shumë me këtë akcizën, koncepti i së cilës është për mallrat e luksi dhe pijet alkoolike dhe u bë kohë një kohë e gjatë, që në kohën tonë, që po e fusim gjithandej naftë, gaz, çfarë nuk kemi taksuar me akcizë kur akciza nuk është për këtë punë. Kini kurajo i thoni qytetarë po ju vendosim taksa direkte që do ndikojnë në rritjen e çmimit të lëndëve bazë dhe të mos fshihemi pas gishtit”, tha Spaho.
Top Channel