Noka: Deri në mbledhjen e Kuvendit do mblidhen 5 mijë! Basha ministër i Ramës për shuarjen e opozitës

11/11/2021 14:22

Përkrahësit e Sali Berishës që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD për ndryshimin e statutit të PD dhe shkarkimin e Bashës kanë dhënë një deklaratë para selisë blu.

Deputeti i PD-së Flamur Noka bëri një deklaratë të fortë ku tha se Basha është ministër i Ramës që paguhet për të shuar opozitën.

“Peng kryetarit i kanë mësuar një gjë që mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është të sulmosh, nuk ka qytetar që nuk e di se kush është pengu dhe i ka shërbyer Ramës prej 8 vitesh, kush i dogji  të gjitha kauzat e opozitës dhe për çfarë arsyesh. Të gjitha këto tregojnë se qeveria nuk ka 19 ministra por 20 minuta, atë të shuarjes së opozitës që quhet Luzlim Basha dhe se paguhet nga qeveria e Ramës, Në këtë panik ai sulmon për t’u mbrojtur, demokratët shprehën vullnetin e tyre për mbledhjen e Kuvendit”, tha Noka

Sa i takon firmave që janë dorëzuar në PD, Noka tha se ato janë të ligjshme, dhe se shprehin vullnetin e shumicës së demokratëve. Noka shton më tej se veç 4200 votave vetëm ditën e sotme janë shtuar edhe 150 të tjera, e shifrat priten të kalojnë mbi 5000 deri në mbledhjen e Kuvendit.

Noka: Demokratët kanë shprehur vullnetin e tyre. Është një shumicë absolute. Mbrëmë janë dorëzuar 4200 firma, sot janë mbledhur edhe 150 të tjera. Po vazhdojnë edhe të tjera, shifrat do kalojnë mbi 5000 deri në mbledhjen e Kuvendit. Paniku që e ka zënë peng kryetarin apo edhe ndonjë ushtar duket se si flasin. Asgjë nuk e ndal vullnetin e qytetarëve

Basha është palë dhe sekretari i përgjithshëm është palë me të. Kuvendi mblidhet dhe e parashikon statuti të drejtën e vetë mbledhjes. Në për transparencë për demokratët ne i depozituam te i vetmi institucion legjitim, që është këshilli kombëtar. Jeni dëshmitar që nga sekretar i përgjithshëm e më poshtë nuk janë zgjedhur komfort statutit. Janë ilegjitim, sepse nuk janë zgjedhur me votë të fshehtë.

FOTO GALERI
9/17

Top Channel