“Vendi juaj është mahnitës, duam të gjejmë mundësinë të investojmë”, Rama tregon bisedën me vajzën dhe dhëndrin e Trump gjatë një darke në Jug: Projekti do vazhdojë
Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se veprimi i djeshëm për mbledhjen e supozuar të më shumë se 4 mijë firmave ishte një bllof i madh sipas tij nga ana e Sali Berishës.
Bardhi tha se dje stafi i administratës së PD priti për të marrë firmat, por sipas tij Berisha zgjodhi t’i ruajë ato në kasafortën e Palokës.
PD është institucion legal, tha Bardhi, ndaj dhe se çdo kërkesë, aq më tepër e shumicës së demokratëve, sipas tij, duhet depozituar në zyrën e protokollit.
Bardhi: Protokollohet çdo kërkesë me datë me orë, dhe nëse këto firma do ekzistonin dhe do ishin të delegatëve do ishin depozituar dje, dhe unë mora masa që punonjësit të qëndronin dhe pas orarit zyrtar dhe punonjësit kanë qenë në pritje, nuk sillen firmat nga dera prapa, me kuti të mbyllura futën në kasaforta në një zyrë që nuk është e kryetarit e këshillit kombëtar, se është funksion honorifik, nuk ka as staf në varësi të tij që të kryej asnjë lloj procesi, dhe tani do duhet të hyjmë të kasaforta e Palokës për t’i parë janë apo nuk janë firmat, madje sot na thanë qe vetëverifikohen, me kë tallen këta?
Më kë tallen, apo do verifikojnë firmat e njëri tjetrit. kjo parti është institucion dhe duhet të respektohet edhe sidomos kur bëhet fjalë për ish zyrtarë që e dinë si funksionon, por bllofin s’ua ka për borxh askush.
Unë as kam dhënë as kam marrë kurrë asgjë, asnjëherë, jam i hapur që kur bën akuza të tilla, përfshirë dhe ato ndaj kryetarit të tregojë prova, se Berisha ka ngritur një gjyq ndaj Blinken, ndërkohë që ka dy muaj që na akuzon ne si pengje të Ramës, po a ka njeri më të interesuar se Basha për të mundur Ramën, që kështu me këto histori pengjesh të bëjnë kujdes, se po u flasin demokratëve në një moment të vështirë për ta.
E themi partinë do ta bëjmë bunker se mos na vjen ndonjë raketë nga ndërkombëtarët, hallet personale ti mbajnë në shtëpinë e vetë, alrg demokratëve.
Top Channel