SHBA i përgjigjet Iranit pas rrëzimit të helikopterit, nis sulme të reja afër Ngushticës së Hormuzit. Trump: Reagimi ynë do jetë i fuqishëm
Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje ish kryeministrit Sali Berisha që të mos ndihmojë më Edi Ramën si dhe të mos harxhojë kohën e energjitë e demokratëve.
Në fjalën e tij para gazetarëve, Basha thotë se Berisha luajti bllof me firmat e anëtarëve për thirrjen e Kuvendit Kombëtar dhe është tallur me demokratët duke e fshehur mungesën e firmave. Nga ana tjetër, Basha tha se nuk e thërret Kuvendin Kombëtar për aq kohë sa nuk e konsideron të nevojshëm dhe thekson se PD nuk do të kthehet në bunker për hallet e Berishës.
Sa i përket “trekëndësisht të Bermudës”, Basha thotë se “PD do bëjë gjithçka nën lidershipin e zgjedhur që kundërshtarin e vetëm të Shqipërisë dhe armikun e vërtetë të përditshmërisë së shqiptarëve, Edi Ramën dhe regjimin e tij ta çojë një orë e më parë përpara fundit të merituar politik.”
Lulzim Basha: Berisha ka qenë për një kohë të gjatë kryetar i PD. E di mirë statutin, rregullat e partisë, e di si vihen në lëvizje mekanizmat për thirrjen e Kuvendit. Jam thellësisht i zhgënjyer nga tallja që ka bërë me demokratët dje duke fshehur bllofin e tij dhe mungesën e firmave për ¼ e anëtarëve të Kuvendit që do vinin në lëvizje mekanizmin për thirrjen e Kuvendit. Nëse do ti kishte mbledhur, do t’i kishte dorëzuar sipas statutit në mënyrë që të nisnin procedurën statutore që ai njeh shumë mirë. Fakti që nuk e ka bërë, çdo demokrat e kupton që ka qenë një bllof për hallet personale.
Pyetje: Nëse firmat do dorëzohen do shkoni në Kuvend?
Lulzim Basha: Përgjigja e statutit është fare e qartë, ka një proces shumë të qartë.
Pyetje: Pse nuk thërrisni ju një Kuvend Kombëtar?
Lulzim Basha: Kuvend Kombëtar sa herë të jetë i nevojshëm do ta thërras unë, sa herë të jetë i nevojshëm jam i gatshëm të thërras Kuvend për demokratët dhe Kuvend të demokratëve. Hedh poshtë gënjeshtrën se PD dhe kryetari i saj nuk duan Kuvend. Jo. Kam thënë që asnjë Kuvend dhe asnjë institucion i PD nuk do të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane dhe PD nuk do të kthehet në bunker për hallet as të Sali Berishës dhe askujt tjetër. Do të mbetet shpresa e demokratëve. Do ecim përpara. Kemi përpara një armik jo kundërshtar, kemi një regjim përballë.
Pyetje: Trekëndëshi i Bermudës?
Lulzim Basha: Regjimi mbështetet në një trekendësh. Kemi të dhëna që regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç brenda PD. Kam vetëm një thirrje dhe një ftesë për Sali Berishën.Nuk i kishe firmat dhe nuk i dorëzove te organet statutore ashtu siç i di fare mirë rregullat e kësaj partie se ke qenë kryetar i kësaj partie. Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën! PD do bëjë gjithçka nën lidershipin e zgjedhur që kundërshtarin e vetëm të Shqipërisë dhe armikun e vërtetë të përditshmërisë së shqiptarëve, Edi Ramën dhe regjimin e tij ta çojë një orë e më parë përpara fundit të merituar politik. Jemi në atë parlament që ky fund të vijë një orë e më parë për të rikthyer demokracinë dhe legjitimitetin në shina. Kemi çuar iniciativa dhe do ndërmarrim çdo aksion politik edhe me ndihmën e partnerëve tanë që jo vetëm demokratëve por gjithë shqiptarëve tu kthehet vota e vjedhur dhe shpresa e vrarë.
Top Channel