“Kuvendi nuk thirret me facebook”/ Bardhi: Jam rritur me fotografinë e Sali Berishës në shtëpi, por…

11/11/2021 15:06

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe iniciativën e këtij të fundit për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor 2021.

Bardhi u shpreh se delegatët nuk duhet të njoftohen me facebook, por duhet paraqitur një kërkesë me shkrim në institucion. Demokrati theksoi se këto rregulla janë të

“Për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë duhet t’i dërgohen kryesisë me shkrim, se nuk njoftohen me facebook delegatët. Se kështu thotë formulari që kanë publikuar për thirrjen e Kuvendit Kombëtar: “Kuvendi Kombëtar do mbahen në ambientet që do përcaktohet në njoftimin publik që do të kthyer për këtë qëllim nga anëtari i Këshillit Kombëtar Sali Berisha”. Çfarë është kjo ka rregulla institucioni. Këto kanë qenë rregulla të nënshkruara nga Sali Berisha, as Lulzim Basha e as Bardhi. Tani ndryshon mendje”, tha Bardhi.

Më tej Sekretari i Përgjithshëm i PD-së deklaroi se ai vjen nga një bastion i PD-së dhe është rritur me fotografinë e Sali Berishës në shtëpi, por shtoi se kjo nuk mund ta pengojë atë reagojë kur sheh se si ngatërrohet interesi personal me atë të demokratëve.

“Nuk veprojmë këtu si parti personale, kjo është parti e demokratëve, nuk do merrem këtu me halle personale, unë jam rritur me fotografinë e Berishës në shtëpinë time, por kjo nuk më pengon që kur shoh se ngatërrohet interesi personal me atë demokratëve zgjedh këtë të  fundit të mbroj, dhe si bëhet kjo, duke tollovitur demokratët me baltë nga mëngjesi deri në darkë  për inate personale.

Prandaj e them , nëse duhet të mbahet Kuvend gjykohet nga  numri i anëtarëve ju lutem sillni firmat sipas rregullores, se 2010, kohë kur Berisha e drejtonte vetë PD”, tha Bardhi.

Top Channel