Integrimi/ Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë: Urojmë që Konferenca Ndërqeveritare për Shqipërinë të mbahet gjatë presidencës sllovene

11/11/2021 12:36

Ambasadorja franceze Christina Vasac dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf kanë folur në Korçë për konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut ku shprehen se pritet të bëhet gjatë presidencës sllovene edhe pas përfundimit të zgjedhjeve në Bullgari.

“Pyetja ose çështja e cila mua më shqetëson më tepër kryesisht në këtë moment është që ne të arrijmë të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut natyrisht me urimin më të madh që ajo të bëhet gjatë presidencës sllovene pra së shpejti dhe duke pritur gjithashtu edhe përfundimin e zgjedhjeve në Bullgari ashtu siç i tha dhe kryeministri i Holandës i cili ishte në Shqipëri dje. Të gjithë ne e shpresojmë këtë gjë”, tha ambasadorja franceze.

Të njëjtën deklaratë bëri edhe ambasadori gjerman Peter Zingraf.

“Unë do të nënvizoja ashtu siç tha kancelarja kur ishte në vizitë këtu ne punojmë të gjithë së bashku me partneritete në mënyrë që konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mund të realizohet brenda presidencës Sllovene dhe të jeni të sigurtë që në të gjithë po punojmë në këtë drejtim dhe shpresojmë që të bëhet”, tha ambasadori gjerman.

E pyetur për konfliktin midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe nëse mund ta ketë Shqipëria e vetme një datë, ambasadorja franceze u shpreh: “Kjo çështje nuk shtrihet për momentin, çështja që shtrohet për momentin është që përgjatë presidencës sllovene të punojmë të kemi një datë”.

Top Channel