SHBA i përgjigjet Iranit pas rrëzimit të helikopterit, nis sulme të reja afër Ngushticës së Hormuzit. Trump: Reagimi ynë do jetë i fuqishëm
Kreu i PAA-së, Dashamir Shehi ka deklaruar votën e tij kundër buxhetit të shtetit për vitin 2022, pasi argumenton se është mbrojt interesi i grupeve të mëdha që dominojnë sot Shqipërinë, ndërsa qytetari është lënë pa mbrojtje.
Shehi tha se nuk është bërë përmirësim i dukshëm në paga dhe pensione që qytetari shqiptar të ndihet më i mbrojtur, ndërsa thekson se ai çdo ditë e më shumë po bëhet më i varfër dhe i dobët.
“Mendova që këtë vit do bëhet një kapërcim cilësor sa i përket pagave, pensioneve që ne mos t’i lëmë qytetarët vetëm në këtë hall. Kam menduar që këto dy vite i kanë kaluar vetëm, siç kalojnë shqiptarët hallet, me familjen e vet. Sepse po të jetë për skemat shtetërore, të jeni të sigurtë se po ti mbledhim prapë si bie asgjë. Gjykova që ky vit t’u bënte një përmirësim i dukshëm për paga dhe pensione që ai shtetasi shqiptar të ndihet i mbrojtur nga shteti i vet. Se shqiptarët e kanë njerk shtetin, nuk e kanë babë, ndërkohë që duhet të jetë babë ndonjëherë të të çojë në shkollë etj.
Unë nuk e votoj. Është mbrojt interesi i PPP i atyre grupeve të mëdha që dominojnë sot Shqipërinë. Kë ka gënjyer mendja që kemi dalë nga kriza të jeni të sigurtë që e keni gabim se qytetari po bëhet më i dobët dhe i varfër. Ky është një buxhet kontraktorësh”, tha Shehi.
Top Channel