Basha-Berishës: Nuk i kishe firmat! Thirrja e kryetarit të PD: Boll ndihmove Edi Ramën!

11/11/2021 15:01

Përplasja brenda partisë më të madhe në opozitë, ka shkuar në pikën e vlimit.

Tashmë listat me firmat e 4200 anëtarëve të këshillit kombëtar janë mbyllur në një kasafortë në selinë e PD. Firmat janë për të mbështetur nismën e mbledhjes së këshillit kombëtar. Por kjo nisëm nuk njihet nga drejtuesit aktualë të Partisë Demokratike.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu drejtua direkt sot Sali Berishës duke i thënë se nuk i kishte firmat dhe nuk i dorëzoi te organet statutore sic i di rregullat e kësaj partie, si ish kryetar i kësaj partie. “Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën”, u shpreh ai. 

Top Channel