
Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë dy ndeshje në muajin nëntor teksa sot pret në një miqësore Jordaninë, ndërsa pas katër ditëve luan ndaj Greqisë në transfertë takimin e vlefshëm për Katar 2022.
Dardanëve do t’i mungojë Lirim Kastrati, i cili ka vendosur të qëndrojë pranë klubit të Legias së Warszawa për të vazhduar stërvitjen dhe për të kërkuar përmirësimin në ndeshjet e radhës.
Ka qenë klubi polak që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare e ka bërë të ditur këtë lajm, ndërsa theksohet se ky vendim i sulmuesit ka ardhur në marrëveshjen me Federatën e Kosovës, duke hequr dyshimet për ndonjë pakënaqësi mes palëve. Kujtojmë se 22-vjeçari është transferuar në shtator te Legia, teksa ka shënuar edhe dy gola gjatë kësaj kohe, një në Kupë dhe një tjetër në Europa League ndaj Spartak Moscow ku u asistua nga Ernest Muçi./ Supersport
Top Channel