Dy sfidat e kombëtares/ Përballja me Anglinë dhe Andorrën

10/11/2021 15:36

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të botërorit 2022 ndaj Anglisë në Wembley dhe Andorrës në Air Albania Stadium.

Vëmendja e kuqezinjve është përqendruar tek përballja me “Tre Luanët” ku ata do të kërkojnë të japin më të mirën ndaj një skuadre me të cilën të gjithë janë të ndërgjegjshëm se diferencat janë të mëdha

Sokol Cikalleshi / futbollist i kombetares: Ndihem mirë jam në formë. Kam shënuar në kampionat shpresoj që forma që kam të ndihmojë skuadrën nëse do të aktttivizohem. Jemi gati ndaj Anglisë. Unë jam realist, e dimë nivelin e Anglisë e thamë që në fillim se lufta jonë ishte me Poloninë dhe Hungarinë. Do të doja që në këto eliminatore të lëmë pas ndonjë nga këto skuadra, duke lënë Hungarinë pas kemi bërë një hap përpara. uroj që të arrijmë dicka në Angli e të shpresojmë në një hap fals të Polonisë.

Odise Roshi / futbolist i kombëtares: Të gjithë i dinë kualitetet e Anglisë. Trajneri nuk e ka përcalktuar ende taktikën. në Ëembley do të shkojmë të japim maksimumin.Është kënaqësi të luash ndaj një skuadre si Angglia shpresoj të jem në formacion. mrekullite kanë ndodhur, shpresojmë që të ndodhë edhe tani. Lojtarët janë në formë. le te shpresojmë

Ndërkaq, lista e të grumbulluarve të Kombëtares ka pësuar sërish ndryshime me Ernest Mucin që është kthyer sërish në dispozicion të trajnerit Alban

Bushi te Kombëtarja U21 për ndeshjen me Slloveninë. Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Anglisë në 12 nëntor në Wembley, një sfidë që do të gjykohet nga një kastë arbitrare gjermane me gjyqtar kryesor Felix Zwayer

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA