“Duhet t’i lëmë kërcënimet!”/ Debat i fortë mes Alibeajt dhe Gjylametit në komision

10/11/2021 18:29

Deputetja Blerina Gjylameti dhe Enkelejd Alibeaj janë përfshirë në një debat të ashpër sot në Komisionin Hetimor të Zgjedhjeve të 25 prillit.

Alibeaj tha se e vetmja përgjigje që është kthyer nga institucionet janë pyetjet që mazhoranca ka pasur për opozitën, mbi strukturën e armatosur të PD-së.

Sipas PS-së, mos kthimi i përgjigjeve nga institucionet nuk ka qenë e qëllimshme, por ka ndodhur pasi informacioni i kërkuar është voluminoz dhe kërkon kohën e nevojshme.

Por fjalimi i gjatë i Alibeajt solli acarimin e Gjylametit, e cila tha se ai vetëm po përsëriste e përsëriste se vetëm PD kishte kthyer përgjigje.

“ Jam i detyruar që t’ju përgjigjem për çdo kërkesë që keni bërë. Mbledhja e  kaluar ka qenë sot një javë më parë, kur kemi marrë një kërkesë drejtuar PD, e vetmja përgjigje që ka ardhur. E para kërkesë e nënshkruar nga ana ime një ditë më vonë ka qenë kërkesa e depozituar nga ana e përfaqësuesve të PS drejtuar PD, të cilët gjetën kohën për të kthyer përgjigje. Afati i lënë të gjitha institucioneve është 5 ditor, për shkak edhe të afateve të ngushta 3 mujore të komisionit, afati i institucioneve është 5 ditore që fillojnë të nesërmen e marrjes së vendimit. Për të ruajtur dinjitetin, për sa kohë vihemi në dijeni për të hetuar,  jam i detyruar ta ribëj. Do ketë kallëzim penal për shpërdorim detyre secilit prej tyre, mënyra e vetme ligjore. Përgjegjësia penale është ajo që kemi në dorë, përgjegjësia politike i ngelet kryeministrit”, tha Alibeaj.

Ndërsa Gjylameti ka theksuar se institucionet do duhet ta analizojnë materialin më parë, proces i cili kërkon kohë dhe më pas t’ia dërgojnë komisionit.

“Keni 17 minuta që fajësoni institucionet, përsërit përsërit që PD është përgjigjur, institucionet do duhet që ta analizojnë materialin, keni përsëritur, aq shumë e mësuam, përsëritët kërcënim, e keni përsëritur 13 herë. E keni nisur në datën 5 që i bie data e enjte, sot është data 10. Unë besoj që duhet të pyesim sekretarinë dhe çfarë poste keni përdorur. Bushka sugjeroi që nuk mund të kthehej përgjigje për shkak të volumit të informacioneve sepse duhet të përpunohet dhe duhet t’i lëmë kërcënimet. Po na bindni që nuk keni ndërmend të hetoni por të vijoni duke kërcënuar”, tha Gjylameti.

Kujtojmë se asnjë institucion që i është dërguar për kërkesë informacion për zgjedhjet, nuk ka kthyer përgjigje, sipas kryetarit të Komisionit Hetimor për “25 prillin”, Enkelejd Alibeaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA