“Do rikthehem si Kryeministër”, Duma: Do të doja të mos e kisha dëgjuar këtë deklaratë të Berishës

10/11/2021 22:04

Deputetja e PD, Grida Duma ka folur në emisioni “Open” rreth deklaratës së ish liderit të PD, Sali Berisha se do të kthehet sërish si kryeministër.

Duma thotë se do të donte të mos e kishte dëgjuar fare ndërsa shton se betejën e nisi për interesa personale, jo për demokratizimin e vlerave të Partisë Demokratike.

Duma: Berisha e di fare mirë që në kushtet kur SHBA nuk e konsiderojnë të mundshme që në kryesishmin e cilësdo parti, të ekzistojë një individ i konsderuar non grata, këtë gjë, Berisha e bën si një individ politik i vjetër për të mbajtur “me gajret” ndjekësit aktual.

Është e paarsyeshme dhe do të kisha shpresuar të mos e kisha dëgjuar këtë sepse në një mënyrë ose në një tjetër, Berishën gjatë kësaj kohe nuk e kam ndjekur ekzaktësisht në cdo fjali por ka lënë përshtypjen dhe ka thënë që po e bën këtë betejë për demokratizimin të vlerave të PD. Sigurisht nuk është kështu se e ka nisur nga shkaqe personale dhe produkti  nuk mund të jetë publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA